Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi tentoi t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë.
Policia ka thënë se ai kërkohej nga autoritetet shqiptare.
I dyshuari tentoi që me 10 euro ta kalonte kufirin pa e ndalur.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kerkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorzuar te autoritetet shqiptare”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
-
Ia ofroi policit në kufi 5 euro, arrestohet
-
Arrestohen dy të dyshuar në Vërmicë, tentuan t’i korruptojnë policët me 10 euro
-
Tentoi ta korruptonte policin në kufi me 20 euro, arrestohet kosovari në Vërmicë
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë