Një shtetas i huaj është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të dokumenteve.
I dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit për kontroll, kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve.
“I pyetur nga polici pse i keni vendosur te hollat në dokumente i dyshuari kishte deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte vendosur për të pirë kafe policët te cilët janë marrë me kontrollimin e dokumenteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ia ofroi policit në kufi 5 euro, arrestohet
-
Futi 500 lekë në dokumentet që i dorëzoi për kontroll në kufi, arrestohet
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën