Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në mbrëmje në pikë-kalimin kufitar të Vermicës një shtetas të Shqipërisë.
Policia ka njoftuar të martën, se arrestimi është bërë nën dyshimin se ai i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet hyrja në Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentoi ta korruptonte policin në kufi me 20 euro, arrestohet kosovari në Vërmicë
-
30 eurot ryshfet që ia ofroi policit, e çojnë në burg
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi