Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

30 eurot ryshfet që ia ofroi policit, e çojnë në burg

Një burrë është arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, Vërmicë, pasi tentoi t’i japë ryshfet policit.

Në dokumentet identifikuese, ai ka futur 30 euro dhe për këtë veprim është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në hyrje të kufirit Shqipëri - Kosovë, në dokumente ka futur 30 euro me qëllim ryshfeti ndaj zyrtarit policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.