Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi u gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve iu ofroi para zyrtarëve si ryshfet. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës derisa me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari serb pasi që i njëjti gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve para. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare