Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një kosovar dhe një serb për posedim të substancave narkotike

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë janë arrestuar në fshatin Gushtericë të Graqanicës, gjatë kontrollit të shtëpisë nga PK janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.