Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjenden në shtëpi mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.SH., i lindur në vitin 2001, i cili fillimisht ka qenë duke u hetuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet se janë gjetur 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Substanca e dyshuar narkotike thuhet se do të përdoret si provë materiale për gjykatën.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.