Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar me çrregullime mendore që sulmoi nënën e tij

Një person me çrregullime mendore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sipas viktimës i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm. I dyshuari, fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.