Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Istog

Një person është arrestuar të shtunën, pasi dyshohet se një ditë më parë ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur në Istog.

Viktima e sulmit fizik ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.