Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Istog,

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Istog.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00.

"Istog 23.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.