Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi babanë për çështje pronësore

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjakovë në mbrëmjen e të shtunës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë për çështje pronësore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.