Një 64-vjeçar me inicialet K.J. është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik në Zubin-Potok paraditen e së mërkurën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime pas ankesës së një viktime për sulm fizik.
“Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Sulmohet një polic në Zubin-Potok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
-
Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij