Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetime pas raportimeve në media dhe deklaratave publike të ditës së djeshme, ku pretendohet se një qytetar me inicialet N.R. është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Dren të Zubin-Potokur.

Në njoftimin për media, IPK-ja ka thënë se hetimi ka nisur me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin-Potokut.

“Duke mos paragjykuar rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit”, thuhet në njoftim.

IPK-ja është zotuar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave, përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për incidentin etj.

“Çdo ankesë apo informacion me lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet nga IPK me seriozitetin më të lartë”, vijon njoftimi.

Gjatë ditës së djeshme, edhe Lista Serbe reagoi duke publikuar fotografi të një personi, për të cilin pretendoi se është rrahur nga Policia e Kosovës. Sipas Listës Serbe, personi ishte lidhur për një pemë dhe ishte rrahur nga zyrtarët policorë, me qëllim që të detyrohej të pranonte se kishte qenë pjesë e krimeve të luftës.

Edhe Nisin hetimet për një lokacion të tretë për mbetje mortore në Zubin-Potok Arbëri Nisin hetimet për një lokacion të tretë për mbetje mortore në Zubin-Potok

Policia e Kosovës i ka mohuar këto akuza. 

Në ditët e fundit janë zbuluar tri lokacione në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.