Një person është arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte.
Arrestimi, sipas Policisë, është bërë në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok.
R.K. është arrestuar nën dyshim për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Gjatë muajit të kaluar në tri fshatra të Zubin-Potokut janë gjetur eshtrat e të paktën 23 personave nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.
Në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit.
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok
-
Arrestohen në Zubin-Potok dy të dyshuar për krime lufte
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
-
Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok