Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj J. R., të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok. J.R. u arrestua të shtunën mbrëma.
"Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale", njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.
Javën e kaluar u arrestuan tre persona në Zubin-Potok të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Të martën u zbulua një varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut ndërsa të dielën ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.
-
Një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
-
Paraburgim për dy të dyshuarit serbë për krime lufte në Zubin-Potok
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte
-
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para