Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para

videooo

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Speciale, ka njoftuar se nëntë të ndaluarit nën dyshimin për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut, janë ndaluar për 48 orë,

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se pas kontrollit në disa lokacione në komunën e Zubin-Potokut, janë gjetur e sekuestruar; telefona mobilë, libreza ushtarake, armë, para të gatshme e prova të tjera.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhër kontrollin në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut. Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim: nëntë (9) telefona mobilë; dy (2) libreza ushtarake; një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie; fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë; katër (4) predha; para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro; para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë; si dhe prova dhe materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në mëngjesin e së dielës, Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut, në kuadër të operacionit të koduar si “Dosja 23”.

Gjithashtu u bë e ditur se operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Mbetjet mortore të 23 personave të cilat dyshohet se i përkasin "Grupit të Intelektualëve" janë gjetur në gërmimet në Kalludër dhe Jabukë të cilat nisën më 27 korrik dhe përfunduan më 21 gusht.

Lexo përditësimet tjera
arrest

Nëntë të arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte, operacioni lidhet me “Grupin e Intelektualëve”

Policia ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin-Potokut. Sipas njoftimit,...