Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për krime lufte të kryera në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok. Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë të mërkurën.
Të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile.
Prokuroria Speciale pati deklaruar se me qëllim të ruajtjes së procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të ndajë më shumë informacione rreth rastit.
Në ditën kur u arrestuan dy serbët nga Zubin Potoku nën dyshimin për krime lufte, në këtë komunë të martën kanë nisur gërmimet për një varr masiv. Dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore në fshatin Kalludër të Zubin Potokut është se ato mund t’u përkasin grupit prej 23 intelektualësh të Mitrovicës, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.
-
Paraburgim për dy të dyshuarit serbë për krime lufte në Zubin-Potok
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë
-
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
-
Arrestohet i dyshuari i tretë për krime lufte në Zubin Potok, në Kalludër vazhdojnë gërmimet
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok