Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ndaluar të mërkurën në pikën kufitare në Morinë shtetasin kosovar J.D. (38), që po kërkohej nga Hungaria e Serbia për kalim të kundërligjshëm emigrantësh.
38-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Hungarisë me dy vjet burgim për këtë vepër, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij për kalim të kundërligjshëm të emigrantëve.
“PKK Morinë/Në hyrje u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar J.D., 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
-
Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata