Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar janë ndaluar nga Policia kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë një 65-vjeçar, banues në Kosovë, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Frankfurtit me mbi katër vjet burgim për vjedhje dhe përfshirje në organizatë kriminale. Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj për ta vuajtur dënimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, është arrestuar edhe një 47-vjeçar, banues në Prishtinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Të dy këta shtetas pritet të ekstradohen në vendet përkatëse, ndërsa procedurat po vazhdojnë në bashkëpunim me Interpolin.

Ndërkohë, në Morinë është ndaluar edhe një 36-vjeçar, banues në Kosovë, i kërkuar në nivel kombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ishte dënuar me katër vjet burgim për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve.

“U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’”, thuhet në njoftim. 

Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale për këtë rast do të ndiqen nga strukturat përkatëse në Tiranë.