Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ndaluar në pikëkalimin kufitar të Morinës shtetasin e Kosovës, S.M. (27), ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjykatat lokale të Munihut në Gjermani kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për 27-vjeçarin, që dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”.
Ai do të ekstradohet në Gjermani.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Munihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
-
Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet kosovari 35-vjeçar në Morinë, i kërkuar nga Norvegjia
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar