Dje është arrestuar një grua, e cila me datë 23 të këtij muaji, në Gjilan, ka mbytur foshnjën e saj.
Në raportin policor, thuhet se me datën e cekur lartë, në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete, transmeton Koha.net.
E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëna vret foshnjën e porsalindur në Prizren
-
Një muaj paraburgim për nënën që vrau foshnjën në Gjilan
-
Prokuroria e heton si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, sipas burimeve nëna tha se s’e dinte që ishte shtatzënë
-
Dyshohet për vrasjen e një foshnje të porsalindur në Prizren
-
Vdiq foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet