Një grua në Prizren është arrestuar pasi ka vrarë foshnjën e porsalindur.
“Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur”, thuhet në raportin e policisë nga Prizreni.
Policia thotë se trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, transmeton Koha.net.
Policia gjithashtu njofton se gruaja është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Prizren arreston një grua, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur
-
Dyshohet për vrasjen e një foshnje të porsalindur në Prizren
-
Aktakuzë ndaj 27-vjeçares që dyshohet se mbyti foshnjën e saj
-
Një muaj paraburgim nënës që dyshohet se vrau foshnjën në Prizren
-
Foshnja një javëshe që dyshohet se u mbyt nga e ëma e saj në Prizren, u gjet në çatinë e shtëpisë