Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për vrasjen e një foshnje të porsalindur në Prizren

Një foshnje e porsalindur është gjetur e vdekur në afërsi të Parkut të Qytetit në Prizren, të shtunën. Policia, që ka njoftuar për rastin, ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “vrasje e foshnjës së porsalindur”.

Policia ka thënë se për rastin është njoftuar nga një qytetar.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës në vendin e ngjarjes.