Policia e Kosovës ka iniciuar hetim për vdekjen e një foshnje në Studençan të Suharekës, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë KOËHS se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:20, ku foshnja e porsalindur është dërguar në Emergjencën e Suharekës, ku është konfirmuar vdekja.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnja e posa lindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast ‘Hetim I vdekjes’, thuhet në njoftimin e Bytyqit.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
-
Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë
-
Vdiq një foshnje në Podujevë, u dërgua pa shenja jete në Emergjencë
-
Një foshnjë vdiq në rrethana të panjohura në QKUK, Policia hap hetim
-
Dyshohet për vrasjen e një foshnje të porsalindur në Prizren
-
Vdiq foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet