Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një foshnjë vdiq në rrethana të panjohura në QKUK, Policia hap hetim

qkuk

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur rast hetimi të vdekjes së një foshnjëje të premten.

Siç ka thënë Policia, foshnja po trajtohet në QKUK dhe nuk dihet se si ka vdekur.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.