Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurës A. S.
“E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjilan, transmeton Koha.net.
LEXO EDHE: Arrestohet në Gjilan nëna që e mbyti foshnjën e porsalindur duke e futur në qese
Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Paraburgim gruas që dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes
-
Një muaj paraburgim nënës që dyshohet se vrau foshnjën në Prizren
-
Një muaj paraburgim për burrin që detyroi gruan të abortojë në muajin e 5 të shtatzënësisë
-
Kërkohet paraburgimi i gjilanasit që e detyroi bashkëshorten të abortojë në muajin e pestë
-
Një muaj paraburgim për nënën që dyshohet se vrau foshnjën në Gjakovë