Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurës M.B. nga Prizreni pasi dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj.
M.B. dyshohet se më 20 prill rreth orës 21:00 në shtëpinë e saj, pa dijeninë dhe pa ndihmën e askujt, kishte kryer lindjen e të birit e më pas nuk i kishte prerë kërthizën e të mbështjellë me xhemper, e kishte çuar në tavan të shtëpisë ku e kishte lënë pa i treguar askujt.
Nëna vret foshnjën e porsalindur në Prizren
Pas zbulimit nga familjarët, rasti ishte raportuar në polici më 26 prill në mbrëmje.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet nga 26 prilli.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraburgim gruas që dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes
-
Aktakuzë ndaj 27-vjeçares që dyshohet se mbyti foshnjën e saj
-
Policia në Prizren arreston një grua, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur
-
Nëna vret foshnjën e porsalindur në Prizren
-
Vdiq një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet