Është arrestuar në Ferizaj një 26-vjeçar i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë”.
A.Th. është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Ferizajt, për veprën penale.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga Policia e Kosovës, rajoni Ferizaj.
Artikuj të ngjashëm