Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 22-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

Policia në Ferizaj sot pasdite, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë, personin e kërkuar me inicialet B.K i moshës 22-vjeçar.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.