Një 18-vjeçar i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar të mërkurën në fshatin Jezerc të Ferizajt. Policia përmes një komunikate ka thënë se kishte pranuar informacion për vendndodhjen e tij.
Ai është i dënuar për vjedhje të rëndë.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë muajve”.
I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi kanë pranuar një informacion, sot rreth orës 06:00 kanë arrestuar në fshatin Jezerc të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet M.G(M/K), i moshës 18 vjeçar”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet 22-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Ferizaj
-
Arrestohet një 17-vjeçar në Ferizaj, ishte dënuar për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet në Ferizaj personi i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet 31-vjeçari i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
I dënuari me 17 ditë burg për vjedhje, arrestohet në Ferizaj