Një 31-vjeçar i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje, është arrestuar të mërkurën.
Ai u arrestua në fshatin Mollopolc të Shtimes. Ishte i dënuar me një vit burgim.
“Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari, A.M. (31 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’, për të cilën ishte dënuar me një vit burgim”, njoftoi Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje
-
Po kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet në një fitnes 36-vjeçari në Ferizaj
-
32-vjeçarja nga Prishtina arrestohet në Prizren, dyshohet për tri raste të vjedhjeve të rënda