Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një 28 vjeçar i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit prej katër vitesh burgim.
Ai akuzohet për veprën “Kontrabandim me migrantë”.
“E. Sh. (28 vjeç), ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me katër (4) vite burgim efektiv për veprën “Kontrabandimi me migrantë”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj”, thuhet në njoftim të policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë përfunduar procedurat e nevojshme policore, dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për kontrabandim me migrantë, pesë pakistanezë gjenden në një banesë në Ferizaj
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për kontrabandimin e 5 kinezëve
-
Policia kap pesë emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor të Ferizajt
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë