Policia ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën "Shefki Zariqi" në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B i moshës 34 vjeçare.
Sipas Policisë, i dyshuari në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj ishte kërkuar për veprën penale ‘”Vjedhje”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy vjet.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e Policisë
Artikuj të ngjashëm