Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për grabitje në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet V.D. 27-vjeçar.

Sipas njoftimit ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për grabitje, me dënim burgimi prej gjashtë muajsh.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.