Policia ka arrestuar në Ferizaj një person që po kërkohej nga organet e rendit.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’ me dënim burgimi prej dy vitesh.
“Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën 'Reçaku' në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, bëri të ditur Policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari u dërgua në vuajtje të dënimit.
-
Arrestohet në Ferizaj 29-vjeçari që kërkohej për posedim të narkotikëve
-
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
-
Kërkohej për posedim narkotikësh, sulm, kanosje dhe grabitje – arrestohet në Ferizaj
-
Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik, ishte i dënuar me 40 ditë burgim
-
Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar në Ferizaj