Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik, ishte i dënuar me 40 ditë burgim

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet SH.T., 32 vjeç.

Ai është zënë të enjten pasdite në rrugën "Ismajl Raka" në Kaçanik.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.’ me dënim burgimi prej dyzet ditëve, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoi policia.