Policia ka arrestuar në Ferizaj një person i cili po kërkohej për posedim të narkotikëve, një rast sulmi, një kanosje dhe një grabitje.
Gjatë kontrollimit të tij policia i ka gjetur edhe një thikë.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten nëse kanë informacione për personat që kërkohen nga organet e rendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet një i kërkuar për posedim të narkotikëve
-
Arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj për kanosje
-
Arrestohet në Ferizaj 29-vjeçari që kërkohej për posedim të narkotikëve