Një person i kërkuar nga Policia, është arrestuar të martën, në fshatin Greme të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se 36-vjeçari me inicialet B.G, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i Paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe i dënuar me burgim prej dy vjetësh.
I dyshuari ka tentuar t’i ikë policisë, por është ndaluar.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i kërkuar për posedim të narkotikëve
-
Arrestohet një i kërkuar për substanca narkotike në Ferizaj
-
Kërkohej për posedim narkotikësh, sulm, kanosje dhe grabitje – arrestohet në Ferizaj
-
Arrestohet në Ferizaj 29-vjeçari që kërkohej për posedim të narkotikëve
-
Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj, u kërkua për vjedhje të rëndë