Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj, u kërkua për vjedhje të rëndë

Arrestim - Foto ilustrim

Arrestim

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj, i kërkuar nga Gjykata Themelore për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia njoftoi se i dyshuari 26-vjeçar ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, ndërsa tash pas kompletimit të dokumentacionit, F.R., nga fshati Greme, është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin policor.