Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar në Ferizaj

Një person i kërkuar nga Policia, është arrestuar të mërkurën në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për 21-vjeçarin me inicialet L.S., ndalimi i të cilit është bërë në rrugën “Ahmet Kaçiku” rreth orës 13:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Narkotikë” dhe ishte i dënuar me burgim prej një viti e tre muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.