Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, të mërkurën është ndaluar për 48 orë ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tashmë i dyshuari B.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria njofton se ish-drejtori në kohën kur ishte në pozitë ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në rajonin e Gjilanit
-
Dyshohet se keqpërdori detyrën, arrestohet polici me detyrë në Njësinë Speciale Operative
-
Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë
-
Katër zyrtarë të arrestuar në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës
-
Arrestohen katër zyrtarë të drejtorive në Gjakovë, lëshuan vendime për prona