Kronikë

Arrestohen katër zyrtarë të drejtorive në Gjakovë, lëshuan vendime për prona

Policia arrest sulm bastisje ne kerkim

Foto-Ilustrim: KOHA

Foto: Driton Paçarada

Katër zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe nga ajo e Kadastrit në Komunën e Gjakovës janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës. 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prizrenit ka nisur hetimin pas dyshimeve së zyrtarët kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.

“Pas një mori veprimesh hetimore, të kryera në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se katër të dyshuar (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë”, thuhet në njoftimin e Policisë.