Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren ka arrestuar një person, në shtëpinë e të cilit është gjetur një vajzë e mitur e cila më 5 dhjetor ishte raportuar si e zhdukur.
Rasti po trajtohet si “bashkësi jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjeç”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXO EDHE: