Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona në Malishevë, u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshjeje

Foto: Ilustrim
 

Në fshatin Carravranë në Malishevë janë arrestuar pesë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje ishin përfshirë në një rrahje.

Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje dhe personat po dyshohen për lëndim të lehtë trupor, armëmbajtje pa leje e përdorim të armës.