Tetë të mitur janë arrestuar të enjten në Malishevë pasi janë rrahur mes vete.
KOHA ka raportuar të enjten se njëri prej të miturve është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe një predhë të pistoletës me gaz.
“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një e mitur në Malishevë pasi rrahu dy vëllezërit e saj
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen
-
Pesë të mitur arrestohen për rrahje
-
Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje
-
Plagoset një i mitur në Malishevë pas një mosmarrëveshjeje me dy të tjerë