Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një e mitur në Malishevë pasi rrahu dy vëllezërit e saj

Policia e Kosovës

Një e mitur në Malishevë është arrestuar pasi i kishte sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj, po ashtu të mitur.

Ajo është intervistuar për këtë rast nga prokurori kujdestar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara e mitur femër, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.