10 persona u arrestuan të premten në fshatin Banjë të Malishevës pas përleshjes fizike që kishin ndërmjet vete.
Policia informoi se si pasojë e përleshjes, disa prej personave pësuan lëndime trupore dhe pranuan tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm