Dy raste të dhunimit, në Malishevë dhe Mitrovicë janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë.
Në Malishevë, më 2 dhjetor është arrestuar një burrë, pasi dyshohet ta ketë dhunuar një grua.
“Më 2 dhjetor është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Mitrovicë është arrestuar një burrë për të njëjtën vepër.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Malishevë
-
Nisin hetimet për dy dhunime që u raportuan në 24 orët e fundit
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Malishevë
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë