Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për dhunim.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 21 shtator.
I dyshuari është në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.