Një burrë nga Landovica e Prizrenit e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se burri ka raportuar i kishte telefonuar një person i panjohur duke i thënë se vajza e tij ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty.
Bëhet e ditur se nga hetuesit policorë është takuar viktima e rastit, është intervistuar dhe ka deklaruar se me dëshiron vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin”, thuhet në njoftim.